Bota

Fshati zviceran i cili ruan sekretin më të madh: A është e mundur?

0
fshati-zviceran-i-cili-ruan-sekretin-me-te-madh:-a-eshte-e-mundur?

Gimmelwald është fshat i vogël zviceran në kantonin e Bernës, në lartësinë mbidetare prej 1363 metrash. Gjendet midis maleve Schilthorn dhe Jungfrau, transmeton Telegrafi.

Deri te ky vend nuk mund të arrihet me veturë. Për shkak të mungesës së rrugës, në Gimmelwald ndalet teleferiku Schilthorn, mirëpo ekziston edhe shtegu malor i pajisur me litarë çeliku i cili e lidh me fshatin e afërt Murren.

Diç më shumë se 130 banorë të këtij fshati janë mësuar me tempin e ngadalësuar pranë maleve, si edhe me fjalinë të cilën udhëtarët e rastit e shqiptojnë kurdo që e vizitojnë këtë fshat:

“Nuk besoj që ekziston diçka e këtillë”.

Banorët e Gimmelwaldit merren me bujqësi, blegtori dhe turizëm, ndërsa në çdo shtëpi mund të blini djathë i cili punohet nga qumështi i vendit.

Banorët autoktonë të këtij fshati kanë më shumë lopë se kuti postare dhe nuk është për t’u befasuar që fëmijët në vend se në “shtëpi” lozin në “stalla”.

Lexo të tjera