Rozë

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa dy javë rresht në vendin e parë në ‘Top Global Albums’ në Spotify

0
“future-nostalgia”-nga-dua-lipa-dy-jave-rresht-ne-vendin-e-pare-ne-‘top-global-albums’-ne-spotify

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, çdo ditë numëron suksese të reja me talentin e saj, shkruan lajmi.net.

Thuajse çdo ditë ajo na njofton për një sukses të ri, qoftë në lidhje me albumin e saj “Future Nostalgia” apo këngët e saja të cilat arrijnë suksese të reja çdo ditë të vitit.

Dua solli në treg këngën më të re me titull “We’re Good”, e cila e ndihmoi të prekë majat në platformën Spotify. Statistika të tilla tregojnë se ndonëse u publikua në një vit jo të mirë, Dua po arrin suksese të mëdha me të.

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar për vitin 2021 deri tani dhe ka tejkaluar 63.269 milionë dëgjues brenda muajit.

Përmes disa fotografive në profilin e Instagramit Du abëri të ditur që kjo është java e dytë që “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Lexo të tjera