Bota

Gabimi i dytë radhazi nga Man City – Bielsa me Leedsin e tij marrin një pikë ndaj Guardiolas

0
gabimi-i-dyte-radhazi-nga-man-city-–-bielsa-me-leedsin-e-tij-marrin-nje-pike-ndaj-guardiolas

Skuadra e Pep Guardiola ka bërë një tjetër hap fals këtë fillim sezoni, duke luajtur tashmë baras 1:1 me Leeds United, shkruan lajmi.net.

City kaloi herët në epërsi, duke gjetur golin qysh në minutën e 17’, me anë të Raheem Sterling.

‘Citizens’ mbyllen pjesën e parë me një gol epërsi, por këtë epërsi nuk e ruajtën dot në pjesën e dytë.

Leeds United barazoi në 1:1 në minutën e 59’, pas një gabimi trashanik të Ederson, të cilin e shfrytëzoi Rodrigo.

Kështu, dy nga trajnerët më të mirë në botën e futbollit, Pep Guardiola e Marcelo Bielsa kanë ndarë pikët.

Manchester City numëron katër pikë në tri ndeshje, duke bërë hapin e dytë radhazi të gabuar, kurse Leeds United me këtë pikë shkon në shtatë pikë të grumbulluara, me katër ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/

Lexo të tjera