Sport

Galatasaray konfirmon: Falcao ka pësuar lëndim të rëndë në fytyrë

0
galatasaray-konfirmon:-falcao-ka-pesuar-lendim-te-rende-ne-fytyre

Galatasaray ka konfirmuar se Radamel Falcao është lënduar si pasojë e një përplasje kokë më kokë me një bashkëlojtar në stërvitje, transmeton lajmi.net.

Klubi turk konfirmoi se Falcao ka thyer një kockë të fytyrës pas përplasjes dhe i është nënshtruar një operacioni.

“Pas përplasjes me kokë në stërvitjen e sotme, një frakturë u zbulua në kockat e fytyrës të lojtarit, Radamel Falcao, ekzaminimet e të cilit u kryen në spitalin tonë sponsor Spitalin Ulus Liv”, deklaroi klubi.

“Trajtimi i lojtarit tonë është planifikuar për këtë mbrëmje me një ndërhyrje të mbyllur nën anestezion”, deklaroi Galatasaray./Lajmi.net/

Lexo të tjera