Rozë

Ganja rikthen këngën “U knaqëm tu knaq”, bashkëpunim me dy djem nga Durrësi

0

Ganimete Abazi e njohur nga publiku si Ganja, është rithyer në skenë me versionet e reja të këngëve të saj të vjetra.

Me 15 shtator këngëtarja ka ardhur me verionin e ri të këngës së saj “U knaqëm tu knaq” në bashkëpunim me dy djem nga Durrësi, J Gashi & Engli Versal.

Këngëtara thotë për emisionin “Reload” në RTV Dukagjini se shumë prej hiteve të dikurshme do të risillen për publikun pasi sipas saj fansat kanë kërkesa të mëdha për të ridëgjuar përsëri këto këngë.

“Kam pasur dëshirë t’i rikthej hitet e vjetra. Ishte një iniciativë prej gjashtë vitesh, pasi rastësisht dy djem nga Durrësi më pyetën nëse mund ta përdorenin këngën time. Pasi dëgjova këngën më pëlqeu ai version dhe vendosëm që bashkë të risjellim atë këngë”.

Artsitja thotë se është e kënaqur që kolegët nga sekana muzikore i kanë bërë komplimente për  atë version të këngës.

“I falenderojë djemtë për këtë bashkëpunim dhe atë që kanë bërë për këtë këngë”.

Ganja thotë se ka kërkesa të mëdha për të rikthyer këngën “Shko në dreq të mallkuar” dhe se sipas saj “është e pamundur të mos rikthehet ajo këngë”.

Këngëtarja thotë se për të vetmën këngë që ka dyshime nëse mund ta rikthej këngën “Mirupafshim” pasi sipas saj është vështirë të ndërhyhet tea jo këngë.

Ganja e cila është duke bashkëpunuar me “Pro Band” thotë se si shumicën e artistëve edhe atë pandemia e ka dëmtuar./Telegrafi/

 

 

Lexo të tjera