BotaLajme

Garda Kombëtare dislokohet në pritje të trazirave pas zgjedhjeve në SHBA

0

Trupat e Gardës Kombëtare janë parë të dërgohen në shumë shtete amerikane në SHBA derisa zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë ka hyrë në finale. Në dukje kjo është si masë parandaluese, ata janë thirrur me urdhër të guvernatorëve shtetëror për të ndihmuar me çështje në ditën e zgjedhjeve, transmeton Gazeta Metro.


Në sfondin e protestave të dhunshme e trazirave gjatë verës dhe vjeshtës në SHBA, pas sulmeve të organizatave anarkiste e majtiste të njohura si Antifa, Garda Kombëtare mund të thirret për të ndihmuar me trazirat e mundshme pas zgjedhjeve.

Mediat amerikane kanë raportuar për shqetësime të qytetarëve amerikanë në disa qytete të mëdha si New York dhe Washington D.C. ku pronarët e dyqaneve kishin mbuluar dritaret në pritje të trazirave.

Këto njësite të gardës kombëtare priten të ndihmojnë edhe me çështje zgjedhore. Philadelphia do të zgjohet me gardën në rrugë, në shtetin e Pennsylvania. Po ashtu në Texas dhe Massachusestts do të dislokohet garda kombëtare./gazetametro.net

Lexo të tjera