Rozë

Gashi kujton disa momente me DMX: Isha fans i madh i tij

0
gashi-kujton-disa-momente-me-dmx:-isha-fans-i-madh-i-tij

Reperi DMX ka ndërruar jetë sot (e enjte) pasi pësoi sulm në zemër dhe kishte rënë në koma, shkruan lajmi.net.

Vdekja e këtij artisti në moshën 50 vjeçare, ka lënë boshllëk në industrinë e muzikës, ndërsa këngët e tij do të dëgjohen brez pas brezi.

Reperi shqiptar, Gashi, përmes një postimi thotë se ishte fans shumë i madh i tij.

“Njerëzit janë shumë të shpejtë të thonë “ndikimi i pushtetit” sepse mbaj postime për këtë njeri… Por, ju nuk e kuptoni se sa fans i madh isha… vetëm fansat e mi të vërtetë e dinë… Prehu në paqe X”, shkruan ai.

Po ashtu, ai ndau edhe një video të shkrepur gjatë një ndeshje bashkë me DMX, i cili po mbante një fanellë në duar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera