Lajme

Gazetari i njohur amerikan e quan Thaçin zotëri dhe patriot: Luftoi me Serbinë që të mbrojë popullin e tij

0

Gazetari i njohur amerikan i “FOX News”, Geraldo Rivera, ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro. 


Me anë të një postimi në Twitter, gazetari i njohur amerikan Geraldo Rivera, ka thurur lavde për ish-presidentin Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Rivera ka thënë se nuk i di specifikat e aktakuzës së Hashim Thaçit, por se mund të tregojë që gjatë luftës ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij.

“Nuk i di specifikat e akuzave të Hashim Thaçit. Por pasi e kam takuar gjatë ditëve të zymta të agresionit të Serbisë kundër Kosovës, mund të vetëm se ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh, vdekjeprurës. Shumë shqiptarë të Kosovës vdiqën në ato luftime”, ka shkruar Rivera.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Lexo të tjera