Rozë

Gazetari shqiptar: Personat që dalin nga “Përputhen” janë persona me çrregullim mendor

0
gazetari-shqiptar:-personat-qe-dalin-nga-“perputhen”-jane-persona-me-crregullim-mendor

Ai e akuzoi Ana Lleshin se ka çrregullime mendore madje shtoi se personat të cilët dalin nga “Përputhen” dalin me pasoja, shkruan lajmi.net.

“Personat që dalin nga Për’puthen janë njerëz me dy personalitete dhe vuajnë nga një çrregullim mendor. Janë vënë para një presioni social, në karakterin e tyre shoh luhatje të mëdha. Dhe Ana dhe Shqipja nxorën në pah një krenari të tepruar. Duhet një psikolog për këta personazhe që marrin pjesë në këto emisione”, tha Bledi Mane.

Ana, e acaruar replikon dhe largohet nga studio: “Kush je ti të na gjykosh? Nuk do rri të të dëgjoj ty, s’kam nerva”.

Ndryshe, në emisionin e djeshëm Ana Lleshi u pyet për një histori të saj personale që nuk e bëri publike asnjëherë. Ajo tha se ka pas dëshirë të flas por tashmë ka krijuar një jetë të re ka një rreth të ri shoqëror dhe nuk dëshiron që askush ta shoh si gjynah./Lajmi.net/

Lexo të tjera