Fun

Gazetarja e motit tmerrohet kur qeni i kap me dhëmbë mikrofonin gjatë transmetimit direkt

0
gazetarja-e-motit-tmerrohet-kur-qeni-i-kap-me-dhembe-mikrofonin-gjate-transmetimit-direkt

Një qenush i guximshëm i ka marrë mikrofonin shumëngjyrësh një gazetareje që po jepte direkt lajmet e motit, dhe është larguar bashkë me të, transmeton lajmi.net.

Gazetarja ruse Nadezhda Serezhkina sapo kishte nisur raportimin e saj për ngrohjen e motit në Moskë kur u ndërpre papritur nga qeni miqësor që mori me dhëmbë mikrofonin për të luajtur dhe u largua bashkë me të.

Labradori në ngjyrë mjalti nuk ndalonte megjithse Nadezhda, pas tronditjes fillestare, nisi ta ndiqte për të marrë pajisjen e saj.

Duke pasur në sfondin prapa saj kodrat Sprarrov në kryeqytetin rus, gazetarja nisi të thoshte për prezantuesen në studio: “Mirëdita Elina, pranvera ka ardhur në Moskë, dhe temperaturat janë 8-9 gradë Celcius”.

Po qeni çapkën bëri një kërcim të vogël dhe kapi mikrofonin që ajo mbante në dorë, duke u larguar me një vrapim zbavitës.

Rrjedhimisht Nadezhda arriti të marrë përsëri mikrofonin e saj dhe vazhdoi raportimin e motit, teksa shoku i ri leshtor qëndroi pranë saj i kënaqur.

Nadezhda shihet më pas që shtrëngoi putrën e qenit në shenjë përshendetjeje. /Lajmi.net/

Lexo të tjera