Lajme

Geci: Jemi me LDK-në se Rugova ishte i shkolluar, së për Ramushin si ai jemi edhe vet

0
geci:-jemi-me-ldk-ne-se-rugova-ishte-i-shkolluar,-se-per-ramushin-si-ai-jemi-edhe-vet

Geci, i ftuar në emisionin ‘Personale’, ka thënë se arsyeja përse iu kishte bashkëngjitur LDK’së ishte figura e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Ka qenë në odë bashkë me Steven Shook-un dhe Hysen Gërvallën, për me u ba anëtar të partisë së tij. Ne nuk kemi mujtë, sepse ne jemi kanë me LDK-në për shkak se Rugova u kanë personalitet i mençëm. Si Ramushi jemi edhe na”, ka deklaruar ai.

Ish-anëtari i LDK’së nuk e kishte kursyer me kritika Haradinajn as më herët. Ai ka thënë se kryetarit të LVV’së, ia ka dhënë Ramush Haradinaj, bashkë me Fatmir Limajn.

“Kur Vetëvendosje mbante protesta që gjuanin me gurë e rrihnin me stupca, Haradinaj e Limaj qëndronin mbrapa Kurtit dhe thoshin se kush guxon me prek Albin Kurtin ne jemi këtu si UÇK. Ata janë njerëzit kryesor që i kanë dhënë fuqinë kryesore këtij njeriu [Albin Kurtit]”, kishte thënë Geci.

Lexo të tjera