Uncategorized

Genc Prelvukaj shpreh mbështetjen e plotë për ata që u prekën nga ngjarjet e fundit në politikë

0

Këngëtari i mirënjohur kosovar Genc Prelvukaj ka reaguar në llogarinë e Instagramit pas arrestimeve të pjesëtarëve së UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Ai në llogarinë zyrtare të Instagramit u shpreh se mbështet plotësisht ata që nuk ngurruan të luftonin për këtë popull.

Ndërsa thotë se edhe nëse nuk ka ide të njëjta apo pajtueshmëri në politikë me këta të fundit, sa i përket historikut të tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjithmonë do të jetë mbështetës i tyre.

Postimi dhe shkrimi i Genc Prelvukaj vijon si më poshtë.

“Ushtria Clirimtare e Kosoves është dinjiteti i vetë shqiptarëve. Një formacion ushtarak që në kohën më të vështirë, ktheu shpresën dhe ushqeu forcën në popullin e shtypur brutalisht. Të armatosur varfërisht por me moral të gurtë, ushtarët e saj bënë sulmet dhe betejat më të lavdishme të historisë së re të shqiptarëve. Fronti i tyre ishte i dyfishte : kundër forcave ushtarake serbe dhe kundër pak shqiptarëve që për interes ekonomik kishin shitur dinjitetin e tyre në rrafshin nacional.

Me çlirimin e vendit ajo iu nënshtrua procesit të çarmatosjës dhe demilitarizimit. Ndër popull mbetën kujtimet për madhështinë e ushtarëve të rënë dhe atyre që mbijetuan pas betejave. Meqenëse nuk u nënshtrua në luftë, Ushtria Clirimtare e Kosovës u godit sërish, pasi që kishin zhveshur rrobat ushtarake dhe falur armët.

Lufta e saj, në një mënyrë tjetër, vazhdon edhe sot ndërsa fronti i tyre është sërish i dyfishtë : kundër forcave politike serbe dhe sërish kundër pak shqiptarëve që për interes ekonomik dhe politik provuan të shtrembërojnë historinë e saj. Këta të fundit për pak vëmendje, për të përfituar donacione nga organizatat ndërkombëtare, për një asht nga jashtë kurrë nuk ngurruan të fabrikojnë të dhëna të rreme, për gjoja krimet e saj drejt civilëve.

Mund të mos pajtohem politikisht me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mund të kem përplasje idesh me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Mund ti konsideroj të papërshtatshëm dhe të dëmshëm në politikë Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, por sa i përket historikut të tyre në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në përkrahje të tyre. Pa dyshuar kurrë në këtë bindje dhe pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa.”, shkroi ai./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Ushtria Clirimtare e Kosoves është dinjiteti i vetë shqiptarëve. Një formacion ushtarak që në kohën më të vështirë, ktheu shpresën dhe ushqeu forcën në popullin e shtypur brutalisht. Të armatosur varfërisht por me moral të gurtë, ushtarët e saj bënë sulmet dhe betejat më të lavdishme të historisë së re të shqiptarëve. Fronti i tyre ishte i dyfishte : kundër forcave ushtarake serbe dhe kundër pak shqiptarëve që për interes ekonomik kishin shitur dinjitetin e tyre në rrafshin nacional. Me çlirimin e vendit ajo iu nënshtrua procesit të çarmatosjës dhe demilitarizimit. Ndër popull mbetën kujtimet për madhështinë e ushtarëve të rënë dhe atyre që mbijetuan pas betejave. Meqenëse nuk u nënshtrua në luftë, Ushtria Clirimtare e Kosovës u godit sërish, pasi që kishin zhveshur rrobat ushtarake dhe falur armët. Lufta e saj, në një mënyrë tjetër, vazhdon edhe sot ndërsa fronti i tyre është sërish i dyfishtë : kundër forcave politike serbe dhe sërish kundër pak shqiptarëve që për interes ekonomik dhe politik provuan të shtrembërojnë historinë e saj. Këta të fundit për pak vëmendje, për të përfituar donacione nga organizatat ndërkombëtare, për një asht nga jashtë kurrë nuk ngurruan të fabrikojnë të dhëna të rreme, për gjoja krimet e saj drejt civilëve. Mund të mos pajtohem politikisht me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mund të kem përplasje idesh me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Mund ti konsideroj të papërshtatshëm dhe të dëmshëm në politikë Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, por sa i përket historikut të tyre në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në përkrahje të tyre. Pa dyshuar kurrë në këtë bindje dhe pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa.

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

Lexo të tjera