Lajme

Gërvalla më 2017: Partnerët e VV-së ishin takuar më 1999 me xhelatin Millosheviq

0
gervalla-me-2017:-partneret-e-vv-se-ishin-takuar-me-1999-me-xhelatin-millosheviq

Mirëpo kjo nuk është e vetmja. Mjafton të shohësh postimet e mëhershme të Gërvallës ku gjenden postimet me një gjuhë shumë të ashpër, madje edhe kundër Vetëvendosjes së Albin Kurtit, me të cilën tani ajo qeveris, shkruan lajmi.net.

Në një postim të vitit 2017, Gërvalla përqeshte VV-në e cila bënte thirrje tek shqiptarët të votojnë një parti të caktuar në Gjermani. Ajo bënte thirrje që shqiptarët të votojnë kundër atyre që bënte thirrje partia e Kurtit.

Madje, thoshte se partnerët e VV-së në Gjermani, gjatë viteve të 90-ta ishin takuar me Millosheviqin dhe kishin përcjellë në Parlamentin Gjerman  mesazhet e tij.

“Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”.  Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.  Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman”, shkruante Gërvalla më 23 shtator të vitit 2017.

Donika Gërvalla ishte distancuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës  për shkak të pakënaqësive me ish-krerët e kësaj partie.

Në zgjedhjet e fundit, ajo kandidoi në listën e VV-së për deputetë, teksa pas formimit të qeverisë, ajo mori postin e ministres së Punëve të Jashtme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera