Ekonomi

Gërxhaliu për tubimet e partive: Jemi shndërruar në hapësirë eksperimentale, lufta për pushtet e pakompromis

0
gerxhaliu-per-tubimet-e-partive:-jemi-shnderruar-ne-hapesire-eksperimentale,-lufta-per-pushtet-e-pakompromis

Madje ai tha organizimi i tubimeve të tilla e demotivon qytetarin dhe dëshmon që Kosova është skajmshërisht e politizuar.

“Shumë herë kemi deklaruar se Covid-19 është politizuar në Kosovë. Vetë fakti që kemi pasur hezitim në votim, në mbështetje dhe ngufatje të sektorit privat. Dhe në se bëjmë një analizë të kampanjës së re politike nuk është e proklamuar duke i parë tubimet shihet më së miri sesa Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale ku lufta për pushtet është e pakompromis dhe derisa sektorë të rëndësishëm ose substanciale ekonomike mbyllen. Tubimet politike paskan të drejtë të organizohen, të mbahen dhe e tëra kjo definitivisht demotivon qytetarin dhe dëshmon që Kosova është skajmshërisht është e politizuar shumë më tepër dëmtohet qytetari dhe ekonomia sesa politika” tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

Tutje, Gërxhaliu theksoi se derisa vendet e rajonit implementojnë strategjinë e pestë, planet për mbështetje të bizneseve në Kosovë edhe më tutje pas një viti janë te pakoja për rimëkëmbje.

Gërxhaliu shtoi se qytetarët jo vetëm që nuk do të marrin 300 euro, por ka shumë prej tyre që nuk kanë arritur t’i marrin as 170 euro nga Pakoja Emergjente.

“Është e vërtetë se në Kosovë ka pasur shumë më tepër premtime sesa realizime. Derisa vendet e rajonit implementojnë strategjinë e pestë, planet për mbështetje të bizneseve në Kosovë edhe më tutje pas një viti jemi te pakoja për rimëkëmbje. Një pako e cila ka qenë e politizuar dhe shumë më tepër ka qenë e promovuar verbalisht sesa e implementuar në praktikë”.

“Në këtë drejtim kemi mbështetje për sektorë të caktuara në veçanti për ato më afër praktikës por askush nuk e qan hallin e punëtorëve dhe jo vetëm 300 euro që nuk do t’i marrin por ka shumë prej tyre që ato 170 euro nga pakoja emergjente nuk i kanë marrë. Prandaj për qytetarë duhet të bëhet më tepër sesa të flitet”.

Sipas tij, vetë fakti që Kosova ka një buxhet, i cili është më tepër është zotim.

“Vetë fakti që e kemi një buxhet i cili është shumë tepër zotim sesa ekzistencial e dëshmon më shumë të parën. E dyta tkurrja e të hyrave qoftë nga ATK-ja qoftë nga Dogana vështirëson edhe më tepër një situatë të tillë. E treta edhe shumë vende stabile nuk kish me pas komoditetin të përballojnë që brenda një viti ti kenë tri Qeveri. Dhe në këtë drejtim duke dominuar agjenda politike po anashkalohet qytetari dhe biznesi dhe punëtorët janë duke u dëmtuar më së shumti dhe e tëra kjo do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik edhe në atë social por mbi të gjitha do të jetë psikologjik sepse qytetarët e kanë humbur shpresën që do ta shijojnë dorën e zgjatur të shtetit”.

Ish-kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaiu potencoi se tashmë situata në Kosovë  është alarmante sepse ka vetëm 34 milionë euro rezerva buxhetore.

Sipas Gërxhaliut, diaspora kanë qenë një infuzion sa dyfishi i pakos për rimëkëmbje.

“Është situatë alarmante sepse një shtet me 34 milion euro rezerva buxhetore është mjerimi më i madh dhe këtu u shtohet fakti se janë vetëm zotime dhe paratë nuk ekzistojnë e dëshmon më së miri që Kosova ka krizë të madhe financiare. Ajo çka është e mirë për Kosovën është që Banka Qendrore është duke monitoruar sektorin financiar janë rritur depozitat e qytetarëve në më tepër se 4 miliardë euro. Por në një shtet ku agjenda politike është primare do të jetë e vështirë të mendohet rimëkëmbja ekonomike”.

“Nëse punëtorëve nuk do tu kryhen këto obligime humbjet do të jenë të mëdha, mirëpo tani jemi në kampanjë zgjedhore dhe shumë më pak mendojmë për qytetarë dhe biznese. Në këtë drejtim do të kemi tkurrje të ndërmarrjeve të vogla dhe konsumi do të jetë i goditur. Në këtë rast diaspora kanë qenë një infuzion sa dyfishi i pakos për rimëkëmbje. Është koha të bëhet më tepër për shtet dhe qytetarin. Prandaj dua të besoj se qytetari në këto zgjedhje do ta votojë platformën programin dhe jo individin. Nëse vazhdohet me ikjen e qytetarëve fajtor është politikbërja Kosovare”.

Lexo të tjera