Rozë

Gigi Hadid shfaqet në serialin e njohur vizatimor

0
gigi-hadid-shfaqet-ne-serialin-e-njohur-vizatimor

Supermodelja dhe nëna e re, njoftoi nv Instagram se do të luajë në një episod të serialit vizatimor, ku ndihmon ‘bandën’ të zgjidhë një krim të lidhur me modën në Paris, shkruan Harper’s Bazaar, transmeton lajmi.net.

Scooby Doo është seriali i njohur vizatimor, me të cilin ne jemi rritur duke e shikuar me dashuri dhe një nga emrat më të mëdhenj të modës së shpejti do të bëjë një paraqitje në seri.

Si pjesë e këstit të saj të trembëdhjetë, shfaqja ‘Scooby Doo & Guess Who’ përmban superhero dhe njerëz të famshëm të ndryshëm çdo episod për të ndihmuar Fred, Velma, Daphne, Shaggy dhe Scooby të zgjidhin një mister.

Gigi Hadid do të bashkohet me bandën për të zgjedhur misterin e modës në Paris.

Supermodelja është padyshim shumë e ngazëllyer për paraqitjen e saj, pasi ajo ndau një video të episodit në Instagramin e saj.

Ajo u shpreh tejet e emocionuar për rolin në serial, i cili ka qenë i njohur që prej vitit 1969 kur u transmetua për herë të parë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera