Lajme

Gjendet e gjallë gruaja që u raportuar e zhdukur në Graqanicë, ishte strehuar në Lipjan

0
gjendet-e-gjalle-gruaja-qe-u-raportuar-e-zhdukur-ne-graqanice,-ishte-strehuar-ne-lipjan

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta është gjetur në fshatin Koznicë të Lipjanit.

“Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ishte strehuar nga një familje në Lipjan.

“E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar. Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera