Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

0
gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-prishtine

Policia ishte informuar për një të alivanosur në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati, por më pas është konfirmuar vdekja e tij.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 15:00 kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën ‘Uran Ajeti’ në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera