Bota

Gjermania përballet me Turqinë, De Boer debuton ndaj Meksikës

0
gjermania-perballet-me-turqine,-de-boer-debuton-ndaj-meksikes

Kështu “Panzerat” do të përballen me Turqinë në orën 20:45 në “RheinEnergie Stadium” të Kolnit, në një miqësore mjaft prestigjoze që do t’u shërbejë trajnerëve përkatës për të parë në fushë edhe futbollistët që kanë luajtur më pak kohët e fundit.

Po në të njëjtën orë, Italia do të presë në “Artemio Franchi” të Firenzes modestët e Moldavisë. Në prag të dy përballjeve të rëndësishme në Ligën e Kombeve, trajneri Roberto Mancini do të përdorë testin e sotëm për t’u dhënë hapësira futbollistëve të rinj që ka thirrur në ekip.

Në “Johan Cruijf Arena” të Amsterdamit, Holandën do ta vizitojë Meksika, në një tjetër miqësore mes dy skuadrave që mbajnë përkatësisht vendin e 13 dhe vendin e 11 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kjo do të jetë edhe ndeshja ku do të debutojë në pankinën e “tulipanëve” trajneri Franck De Boer, i cili u emërua në atë pozicion vetëm pak ditë më parë për të zëvendësuar Ronald Koeman, që la Holandën për Barcelonën në fund të muajit gusht. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera