Skuadra që edicionin e kaluar përfundoi në vendin e dytë, ka mposhtur 0-1 KF Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, të mërkurën pasdite.
Darko Nikac ka shënuar golin e fitores për Gjilanin, duke shënuar në minutën e 62’.
Para golit, Gjilani pati mundësi të mirë shënimi, por Fiton Hajdari ka dështuar nga pika e penalltisë.
Kjo ishte fitorja e parë e Gjilanit këtë sezon, që në xhiron e parë ishte mposhtur nga Feronikeli./Lajmi.net/