Skuadra e Gentjan Mezanit fitoi pastërt me rezultat 3:1, duke përmbysur rezultatin.
Dior Zabërgja (28’) i dha epërsinë mysafirëve, para se transferi i ri Gramos Kurtaj (43’) të barazonte rezultatin.
Në pjesën e dytë, Gjilani shtoi presionin dhe gjeti dy gola të tjerë. Edison Kqiku (60’) dhe Dario Nikaç (82’) u futën në listën e realizatorëve.
Arbëria nga minuta e 74’ luajti me një futbollist më pak, pasi Labinot Ibrahimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pas pesë ndeshjeve, të dyja ekipet tubojnë tetë pikë dhe ndajnë pozitat dy dhe tre. /Lajmi.net/