Sport

Gjimshiti në radarin e Fulham – niset oferta e parë drejt zyrave të Atalanta

0
gjimshiti-ne-radarin-e-fulham-–-niset-oferta-e-pare-drejt-zyrave-te-atalanta

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka tërhequr vëmendje edhe nga Premierliga.

Anëtari i Atalanta, sipas ‘Tuttomercatoweb’, ka shtyrë Fulham që të nisin një ofertë drejt skuadrës nga Bergamo, transmeton lajmi.net.

Thuhet se anglezët kanë ofruar 17 milionë euro si ofertë hapëse.

27 vjeçari shihet si opsion për Fulham, anash emrave si Marlon, Omar Colley e Timo Baumgartl.

Mbetet të shihet nëse Atalanta do të lirojë Gjimshitin për një shumë të tillë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera