Lajme

Gjoshi i PDK-së: Vjosa Osmani është veç një profitere në tregun politik të Kosovës

0
gjoshi-i-pdk-se:-vjosa-osmani-eshte-vec-nje-profitere-ne-tregun-politik-te-kosoves

Sipas tij, ky do të ishte shembull që Vjosa do t’ua tregonte të tjerëve se dallon nga prindërit dhe familjarët e atyre që u shkarkuan një ditë më herët, shkruan lajmi.net.

Mirëpo sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ngase siç e ka quajtur ai, Osmani është “profitere në tregun politik të Kosovës”.

Postimi i plotë i Gjoshit:

“Parimorja” Osmani akoma nuk e ka nxjerrë dekretin për shkarkimin e burrit të saj të emëruar Ministër në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Emri i radhës që duhet t’ia dorëzojë dekretin për t’u kthyer në shtëpi është emri i burrit të saj.

Ky do të ishte shembulli nëse Vjosa Osmani do t’iu tregojë qytetarëve të këtij vendi se dallon nga prindërit dhe familjarët e të shkarkuarëve një ditë më herët.

Miq të mi!

Ja ku po ua them se Vjosa Osmani nuk do ta shkarkojë burrin e saj të emëruar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm.

Ajo nuk do ta shkarkojë sepse nuk është shembull i mirë, por është veç një profitere në tregun politik të Kosovës.

Ajo nuk i ka dhënë asgjë politikës kosovare, përveç që ka mbjellur urrejtjen në mesin e popullit bashkë me atë tjetrin, Albin K. /Lajmi.net/

Lexo të tjera