Lajme

Gjuajtja me armë në Prishtinë/ Nuk ka të lënduar, policia identifikon dy persona

0
gjuajtja-me-arme-ne-prishtine/-nuk-ka-te-lenduar,-policia-identifikon-dy-persona

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mretëresha Teutë” në Prishtinë.”

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.”

“Nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.”

“Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.” /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera