Lajme

Gjuajtje me armë në autostradën Prishtinë – Pejë

0
pamje/-16-te-vrare-ne-luftimet-midis-armenise-dhe-azerbajxhanit

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri”.

“Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra”.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti.

Lexo të tjera