Lajme

Gjuajtje me armë në Podujevë, plagoset një person

0
gjuajtje-me-arme-ne-podujeve,-plagoset-nje-person

Si pasojë, një person është plagosur në këtë rast, shkruan lajmi.net.

Për lajmi.net rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth  orës 18:30, policia  ka marrë një  informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë  në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar. /Lajmi.net

Lexo të tjera