Lajme

Gjuha bullizuese ndaj Vjosa Osmanit, UP e çon në Këshill të Etikës Ardian Kastratin

0
gjuha-bullizuese-ndaj-vjosa-osmanit,-up-e-con-ne-keshill-te-etikes-ardian-kastratin

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Universiteti i Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.

“Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në komunikatë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera