Lajme

Gjykata merr vendim për personin që vodhi veturën të cilën e kishte marrë me qira

0
gjykata-merr-vendim-per-personin-qe-vodhi-veturen-te-cilen-e-kishte-marre-me-qira

I pandehuri B.B., më 23.06.2018, rreth orës 01:00, në rrugën “W.W”, ka vjedhur veturën Golf 5 e të dëmtuarit N.B., duke përdorur çelësin, të cilën e kishte kopjuar derisa e kishte marrë të njëjtën veturë me qira më herët, duke kryer kështu veprën penale vjedhje sipas KP-së.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 800 euro, plus 500 euro gjobë për vjedhje, të cilat duhet t’i paguajë brenda afatit 15 ditësh, në të kundërtën do të burgoset.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera