Lajme

Gjykata në Zvicër merr vendim për kosovarin që theri me thikë një person

0
gjykata-ne-zvicer-merr-vendim-per-kosovarin-qe-theri-me-thike-nje-person

Të hënën, E.T. 56 vjeçar nga Adliswil ZH është përgjigjur para gjykatës së Qarkut në Horgen të Cyrihut dhe është dënuar me pesë vjet dhe dy muaj burg, shkruajnë gazetat zvicerane, si NZZ, Tages Anzeiger, Blick etj.

Shtetasi zviceran me prejardhje kosovare akuzohej se pas një mosmarrëveshjeje me një shofer motoçiklete, ka nxjerrë thikën dhe ka therur kundërshtarin e tij, transmeton albinfo.ch. Në gjykatë ai bëri sikur ishte penduar. “Ishte gabim imi”.

Akti i dhunës nga pranvera e vitit 2020 kishte ndodhur kur bojaxhiu, për shkak të një thirrjeje telefonike, kishte dështuar të ngiste veturën pas ndezjes së dritës jeshile të semaforit. Kështu ai kishte bllokuar automjetet pas tij. Motoristi 46 vjeçar (viktima e ardhshme) thotë se e ka tejkaluar dhe i ka tundur kokën

Por, i pandehuri pretendon se “ai më tregoi gishtin e mesëm”.

Me thikë në vetëmbrojtje?

Sidoqoftë, pak më vonë, të dy janë takuar përsëri në një pompë benzine në Adliswil ZH. “Unë kisha frikë prej tij,” thotë kosovari i dënuar, duke shpjeguar arsyen përse kishte mbajtur thikën në dorë. “Unë i thashë që të mos afrohej më afër”. Pastaj ai, ka goditur me thikë për të zmbrapsur sulmin.

Por, videot e marra nga pompa e benzinës, që janë treguar në gjykatë, nuk mbështesin versionin e vetëmbrojtjes. Përkundrazi: aty mund të shihni se si bojaxhiu ndjek viktimën e tij në pompën e benzinës dhe pret duke mbajtur një thikë në dorë pranë motorit derisa motoristi të dalë nga dyqani, përcjell albinfo.ch. Kur viktima është brenda hapësirës vepruese të sulmuesit, i akuzuari godet me thikë pas disa pjesëve të sekondës, pa paralajmërim.

Pavarësisht veshjeve mbrojtëse si motoçiklist, viktima pëson një plagë me thikë, gjashtë centimetra të thellë, në krah.

“Mendova se edhe ai ishte shqiptar dhe me shqiptarët `shkon kështu` “

I pandehuri këmbëngul në rrëfimin e tij megjithë provat e videos. Pra, sipas tij, motoçiklisti kishte filluar sulmin. Më tutje, “për shkak të imazheve të kamerave “të paqarta”, kjo nuk mund të shihet në video. Një arsye tjetër e dhënë nga i pandehuri për nxjerrjen e thikës: “Mendova se edhe ai ishte shqiptar, prandaj në raste të tilla duhet të veprosh kështu”.

Prokuroria ka kërkuar për kosovarin 13 vjet burg për tentim vrasjeje. “Ju keni dy dënime të mëparshme, një për trafik rrugor dhe një për dhunë në familje. Ky është përshkallëzimi tipik i shpërthimit” ka thënë prokuror, përcjell albinfo.ch. Mbrojtja, nga ana e saj ka kërkuar një dënim të pjesshëm (pjesërisht me kusht dhe pjesërisht burg efektiv) prej 18 muajsh për sulm.

Por, vendimi i trupit gjykues ka ardhur pas një diskutimi të gjatë, në orën 21:00: I pandehuri është fajtor për tentim vrasjeje me dashje. Ai mori një dënim pesë vjet dhe dy muaj burg.

Lexo të tjera