Lajme

Gjykata Speciale deshtoj duke i barazuar viktimën me kriminelë

0

 

Njohësi  i çështjevë juridike Islam Krasniqi, i cili në një bashkëbisedim për “Bota sot”, shprehet se është ditur që Gjykata Speciale mund të dështoj.

Image

Islam Krasniqi
“Që nga themelimi të këtij Tribunali duke u bazuar në të kaluarën si Tribunali i Hagës, UNMIK prokuroria e EULEX-it është ditur së është i dështuar, pasi që asnjëra s`ka pasur parim të ndaj drejtësi, as t’i gjykojë kriminelet por ti barazoi viktimën dhe kriminelin, duke i ulur viktimat në bankën e të akuzuarve me prova të ndërtuara apo gatuara nga vetë ata që kryen krime. Dosjet të cilat kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale tregojnë mos sinqeritetin e kësaj Gjykate e cila nuk është kujdesur për parimin e konfidencialitetit për t’i ruajtur dëshmitarët apo ata që gënjyen për luftën tonë të drejtë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi është shprehur se këto dosje mund të kenë rrjedhur qëllimisht.

“Këto dosje mund të kenë rrjedhur qëllimisht për t’i treguar popullit së aktakuza është ndërtuar në Serbi apo nga bashkëpunëtoret e tyre të cilët jetojnë në republikën e Kosovës por që punojnë për Serbinë duke u munduar t’a njollosin Luftën Çlirimtare. Gjithashtu nga ky tribunal nuk është pritur ndonjë rezultat pasi që ndërtimi i tij është vetë me prokuror dhe gjyqtarë që janë larguar nga EULEX-i pasi që janë kapur me afera korruptive!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Lexo të tjera