Bota

Gjyqtari italian dhe partnerja e tij gjenden të vdekur në banesën e tyre

0
gjyqtari-italian-dhe-partnerja-e-tij-gjenden-te-vdekur-ne-banesen-e-tyre

Daniele De Santis dhe një femër (e identifikuar si Eleonora Manta) janë gjetur të vdekur në një banesë në Lecce.

De Santis ishte gjyqtar i futbollit, 30 vjeç, i angazhuar në ndeshjet e Serie C, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Policia italiane është duke zhvilluar hetime për dinamikën e ngjarjes.

Trupat e tyre pa shenja jete janë gjetur në një banesë në rrugën Gallipoli në Via Montello, në qytetin e Lecces.

Dyshimet e para janë se vrasësi është parë duke u larguar nga ndërtesa me një thikë në dorë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera