Sport

Gjyqtari me përvojë të madhe do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Maqedoni Veriore – Kosovë

0
gjyqtari-me-pervoje-te-madhe-do-te-ndaje-drejtesine-ne-ndeshjen-maqedoni-veriore-–-kosove

Dardanët do të luajnë më 8 tetor në udhëtim kundër Maqedonisë Veriore.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku  synohet kualifikimi për Euro 2020.

Ndeshja do të ketë edhe asistencën e VAR, për gjyqtarin holandez, Danny Makkelie, përcjell lajmi.net.

Asistentët e tij do të jenë gjithashtu nga holanda.

Makkelie ka një përvojë të madhe, pasi ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës, në ndeshjen Sevilla – Inter.

Ai referoi edhe në Kupën e Botës në Rusi, kurse Maqedonia luante nën drejtësinë e tij në vitin 2019, në Shkup, kundër Sllovenisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera