Rozë

Gold AG ka dy fjalë për policinë pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë

0
gold-ag-ka-dy-fjale-per-policine-pas-aksionit-te-mbremshem-ne-karaceve

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kanë ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në fshatin kufitar, Karaçevë, shkruan lajmi.net.

Në këtë aksion janë arrestuar 35 persona, prej tyre 12 ishin zyrtarë policorë, të cilët ishin të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Po ashtu, gjatë atij aksioni janë rrënuar të gjitha kazinotë, të cilat funksiononin në atë pjesë si dhe u konfiskuan disa prova materiale.

Pas këtj aksioni ka reaguar reperi Gold AG, i cili ka përgëzuar policinë për punën që e kanë bërë. “Lum që ju kemi”, ka shkruar ai në postimin ku shfaqi emblemën e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Gold AG pritet që sot të publikojë projektin e ri muzikor, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë të tjerë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera