Uncategorized

Granit Xhaka emocionon me fjalët që ia kushtoi nënës për ditëlindje

0

Në familjen e Granit Xhakës sot ka festë, kjo ngase nëna e futbollistit feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Natyrisht se me këtë rast, nuk ka munguar urimi i Granit Xhakës, i cili emocionoi të gjithë me fjalët që zgjodhi për ta urar nënën.

Ai publikoi një foto të saj me vajzën e tij në krahë, teksa ndihet i bekuar që është djali i saj dhe i lutet Zotit që ajo të jetë e lumtur dhe me shëndet.

“E vetmja gjë që kërkoj nga Zoti është që mami im të jetë e lumtur dhe me shëndet të mirë. Faleminderit që je ti. Jam i bekuar dhe i nderuar që jam djali yt. Gëzuar ditëlindjen mami”, shkruan Xhaka.

Kujtojmë se Granit Xhaka është i martuar me Leonita Lekajn dhe bashkë kanë një vajzë. /Lajmi.net/ 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Lexo të tjera