Lajme

Grenell: Pas normalizimit ekonomik, SHBA-të do të fokusohen në marrëveshjen politike Kosovë – Serbi

0
grenell:-pas-normalizimit-ekonomik,-shba-te-do-te-fokusohen-ne-marreveshjen-politike-kosove-–-serbi

Ai këto deklarata i ka bërë duke folur në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në kohët e fundit si mysafir i Konferencës së Udhëheqësve Serbo-Amerikan, përcjell lajmi.net.

Në fjalimin e tij, Grenell deklaroi se qasja e administratës Trump është “së pari të krijojë kushte për përparim ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të merret me çështje politike”.

“Unë i thash Vuçiq, na beso dhe na jep një shans, sepse kemi një qasje të ndryshme nga ata që merren me këto çështje për 30 vjet dhe se ata nuk mund t’i zgjidhin ato”, tha Grenell.

Grenell gjithashtu tha se përmes marrëveshjes së Uashingtonit dhe hapjes së zyrës së Korporatës Financiare të Zhvillimit Amerikan në Beograd, Uashingtonit po shtrin një dorë jo vetëm për akterët politikë, por edhe sektorin privat në Serbi që mund të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve më të forta midis Serbisë dhe Amerikës. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera