Lajme

Grenell për “Planin Slloven”: Nuk kam parë që dikush në SHBA e BE i ka dhënë kredibilitet

0
grenell-per-“planin-slloven”:-nuk-kam-pare-qe-dikush-ne-shba-e-be-i-ka-dhene-kredibilitet

Grenell në Twitter, i ka reguar një raportimi të “Al Jazeera” e cila shkruan se dokumenti për kufijtë ku përfshihet Bosnja, “ngjallë” frikën për dhunë në rajon, shkruan lajmi.net.

Ish-ambasadori i përfshirë në çështjen Kosovë-Serbi, thotë se nuk ka dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti.

Për këtë çështje, ai ka fajësuar mediat se në një far forme po i zmadhojnë spekulimet.

“Nuk kam dërgjuar askënd as në BE as në qeverinë e SHBA-ve që t’i jap kësaj kredibilitet. Media po i zmadhon spekulimet”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, dokumenti i cili ka qarkulluar tash e disa ditë në media ka shkaktuar reagime të mëdha dhe shqetësime tek qarqe të ndryshme politike në rajon e Evropë.

Kundër një ideje të tillë tashmë ka dalë haptaz Gjermania, ministri i Jashtëm i së cilës vizitoi sot Kosovën dhe bëri të qartë se projeksione të tilla janë të rrezikshme dhe i përkasin së kaluarës. /Lajmi.net/

Maas fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve: E rrezikshme, askush në BE s’e paramendon këtë

Lexo të tjera