Sport

“Griezmann nuk është i lumtur te Barcelona”

0
“griezmann-nuk-eshte-i-lumtur-te-barcelona”

Barcelona pati shënuar tetë gola në tri xhirot e para dhe Griezmann nuk mori pjesë në asnjërin prej tyre. Sezonin e kaluar, lojtari për të cilin katalanët paguan 120 milionë euro, shënoi 15 gola në 48 paraqitje.

Pas deklaratës së Koeman, e cila bëri jehonë të madhe në media, u shfaq edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“E di që ai nuk është i lumtur në Barcelonë. Unë nuk dua të ndërhyjë në atë që po ndodh me lojtarët e mi në klube, por Griezmann luan në një pozicion që nuk ka luajtur kurrë”, ka deklaruar Deschamps, përcjell lajmi.net.

“Koeman e përdor atë në krahun e djathtë, madje duke i thënë se nuk e kupton pse trajnerët e mëparshëm e përdorën atë në një pozicion tjetër në sulm”.

“Unë mendoj se Antonio është më i miri kur luan në mesfushë, ku mund të ketë topin. Ai nuk mund të driblojë kundërshtarët si anësorë, ai duhet të ketë topin në këmbë për të luajtur zgjuar”./Lajmi.net/

Lexo të tjera