Rozë

Grimerja e Britney Spears pretendon se ‘komploti’ i babait të saj po pengon atë të ketë fëmijë

0
grimerja-e-britney-spears-pretendon-se-‘komploti’-i-babait-te-saj-po-pengon-ate-te-kete-femije

Grimeri i Britney Spears ka pohuar se Britney Spears do të kishte pasur një fëmijë tjetër po të mos ishte një komplot “Handmaid’s Tale-type” për ta parandaluar atë nga një gjë e tillë, shkruan The Independent.

Duke dalë në intervistën e Calababes, grimeri i famshëm Maxi pretendoi se këngëtarja “Toxic”, e cila ka dy fëmijë, kishte dashur të bënte një fëmijë me të dashurin Sam Asghari, por po parandalohet nga kujdestari i i saj, transmeton lajmi.net.

Duke shpjeguar pse ai mbështeti lëvizjen ‘#LironiBritney-n’, e cila po kërkon të heqë kujdestarin, Maxi tha se “kushdo me zemër” duhet të kujdeset për mirëqenien e Britney-s.

“Unë mund t’ju them se ajo që ata ende po kontrollojnë deri më sot është nëse ajo ka një fëmijë apo jo, nëse martohet apo jo, kush janë miqtë e saj dhe këto janë disa gjëra të mëdha,” shtoi Maxi, duke e përshkruar Asghari-n si një nga “miqtë e tij më të ngushtë”.

“Ne po flasim për disa gjëra të tipit ‘Handmaid’s Tale’ për ta parandaluar atë të që të mos bëj fëmijë”.

Spears ka qenë nën kujdestarinë e të atit për 12 vite, në rastet si të saj një kujdestar ose mbrojtës caktohet nga një gjykatë për të menaxhuar jetën e dikujt për shkak të kufizimeve fizike ose mendore, që nga viti 2008./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera