Fun

Gruaja ‘bodybuilder’-e thotë se muskujve të saj ia kanë frikën meshkujt

0
gruaja-‘bodybuilder’-e-thote-se-muskujve-te-saj-ia-kane-friken-meshkujt

Oksana Piari, 38-vjeçare nga Rusia, ka punuar shumë për të arritur deri tek një fizik i tillë. Ajo filloi të ndërtonte trupin në periudhën e studimeve, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

“Çdoherë kam qenë e frymëzuar nga trupa muskuloz të femrave”, u shpreh Piari, ndërtuese e trupit, e cila tashmë jeton në Florida të ShBA-ve.

Vitin e kaluar, ajo gjithashtu fitoi Kampionatin e Amerikës së Veriut, duke u bërë rusja e parë që e bëri një gjë të tillë.

Shkuarja në palestër dhe ngrënia e ushqimit të duhur është një gjë e domosdoshme për nënën e dy fëmijëve. Ajo punon për deri në tre orë në ditë për ta arritur forcën e duhur trupore – pa u futur në ushtrime kardio. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera