Sport

Guardiola: Bielsa është personi që admiroj më së shumti në botën e futbollin

0
guardiola:-bielsa-eshte-personi-qe-admiroj-me-se-shumti-ne-boten-e-futbollin

Shumë e shohin Bielsan si mësues të Pep Guardiolas, dhe si njeriun që e ka ndikuar më së shumti mendimin e Pep Guardiolas në futboll.

Lidhur me trajnerin argjentinas ka folur së fundmi vet Pep, duke mos fshehur admirimin e tij për të.

“Ai është personi që admiroj më së shumti në botën e futbollit – si trajner dhe si person”, ka thënë Guardiola për Bielsa, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai është trajneri më autentik i të gjitha kohërave. Në aspektin si përgatit skuadrën, është unik”, shtoi Pep.

“Askush nuk mund ta imitojë atë, është e pamundur, sidomos sjelljet si person jashtë fushës dhe qasjes në medie”, ishin fjalët e trajnerit të Man City.

“Nuk e shoh shpesh, por kur kaloj kohë me të, është inspirim për mua”, ka thënë mes tjerash trajneri katalan.

Manchester City dhe Leeds United do të përballen në kuadër të Premierligës, në një ndeshje ku pritet të ketë maksimalisht taktizime. /Lajmi.net/

Lexo të tjera