Rozë

Halle Berry i ka dy fjalë për çmimin ‘Oscar’

0

Aktorja e njohur Halle Berry ka bërë të ditur se studiot filmike ishin të frikësuara të përkrahnin një seri filmash të James Bondit, të bazuar në personazhin e saj Jinx.

Fituesja e çmimit “Oscar” ka luajtur rolin e agjentes Jinx Johnson në filmin “Die Another Day” të agjentit të njohur britanik. Producentët Barbara Broccoli dhe Michael G. Willson kishin lobuar që personazhi i aktores të kishte filmin e veçantë, mirëpo çmimi prej 80 milionë dollarëve për realizimin e tij tërhoqi prapa ekipin. Këtë vendim Berry në një intervistë për “Variety” e ka cilësuar si zhgënjyes.

“Ishte shumë para kohe. Askush nuk ishte i gatshëm të jepte aq para për një aktore afro-amerikane. Nuk ishin të sigurt për vlerën që do të kishte. Këtu ishim atëherë”, ka thënë aktorja.

Image

Ylli me prejardhje nga Ohio vendosi që të ketë rolin e superheroit “Catwoman” në vitin 2004. Këtë rol e pranoi pak javë pasi fitoi Çmimin për Aktoren më të Mirë me rolin e saj në filmin romantik “Monster’s Ball”. “Njerëzit më thoshin: ‘Nuk mund ta pranosh atë rol. Sapo ke fituar Oscarin’”, ka thënë Berry. “Pasi nuk realizova filmin për Jinxin, mendova se është një mundësi e mirë për një grua me ngjyrë që të jetë në rolin e superheroit. Përse mos ta provoj këtë?”, ka shtuar ajo.

Berry ka thënë se skenari nuk ishte i duhur me plot teori konspirative dhe me kozmetikë të rrezikshme.

(Kosova Sot Online)

Lexo të tjera