Lajme

Hamza: Projektligji për Rimëkëmbje i propozuar nga Qeveria nuk e përkrahë sektorin privat

0

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është i duhuri dhe se i njëjti nuk e përkrah sektorin privat.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza tha se jemi në një situatë të rëndë ekonomike si rezultat i pandemisë dhe mosveprimit të duhur nga ana e institucioneve.

AI tha se kjo gjendje mund të përkeqësohet edhe më tutje nëse nuk veprohet me kohë dhe në mënyrën e duhur.

“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht, që ta bëjmë një ligj të mirëfilltë të jenë të kyçur edhe Asociacioni i bizneseve, Oda Ekonomike, Oda Amerikane, Aleancën Kosovare të Biznesit, duke përfshirë edhe partitë tjera politike dhe ta bëjmë një ligj të mirë dhe të qëndrueshëm i cili përkrah sektorin privat dhe kategoritë tjera”, tha Hamza.

Hamza tha se nëse është në pyetje vetëm tërheqja e 10% të mjeteve nga Trusti, atëherë Qeveria nuk duhet ta emërtoj këtë si Ligj për Rimëkëmbje, por këtë mund ta bëjmë përmes Ligjit për Fondin e kursimeve pensionale.

“Nëse është në pyetje vetëm mjetet e Trusit, atëherë ne si PDK propozojmë që me një amendament në Ligjin për Fondin e kursimeve pensonale të kryhet në procedurë të përshpejtuar që njerëzve tu mundësohet tërheqja e mjeteve prej 10%, por ne si PDK mendojnë që një pjesë e tyre nuk është që kanë grumbulluar mjete të mjaftueshme që ja siguron një pension që këto mjete të rimbursohen. Ligjin të cilin e ka propozuar Qeveria nuk ka substancë, nuk e përkrahë sektorin privat e kategoritë tjera”, u shpreh Hamza./BS

Lexo të tjera