Lajme

Hapet valixhja ku dyshohej se kishe eksploziv, ja çfarë gjendet brenda saj

0

Valixhja e cila sot solli shqetësime tek qytetarët, pasi u cilësua si e dyshimtë nga policia duke aluduar se mbante brenda eksploziv si duket doli të jetë një valixhe e zakonshme e mbushur me rroba, shkruan Gazeta Metro.


Në bazë të videove direkt nga vendi i ngjarjes shihet policia e cila kishte dalur në terren për të kontrolluar valixhen e cila ndodhej në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.

Por këto pamje siguruan që asgjë e rrezikshme nuk ndodhej brenda kësaj valixhje, por vetëm disa rroba. E për t’u siguruar më mirë policia angazhoi edhe qenin e tyre, i cili u afrua tek valixhja për ta parë nga afër.

Më poshtë shihni fotot gjatë aksionit./gazetametro.net

Lexo të tjera