Lajme

Haradinaj ankohet para Gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve

0

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Express.

Ai tha se familja e tij nuk e ka ditur se ka arritur mirë në Hagë dhe se për arrestimin e ka kuptuar nga mediat.

Pas tri-katër ditësh e kanë marrë vesh familja që kam arritur mirë në Hagë. Për arrestim e kanë marrë vesh nga mediat”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk ia kanë lënë numrat e familjarëve, ndonëse ai i ka pasur ata në telefonin e tij personal.

Ai tha se nuk ka biseduar me familjarët e tij deri mbrëmë.

Haradinajt pasi që i është kërkuar të bëjë prezantimin, i janë lexuar edhe akuzat.

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë të procedurave”, ka bërë të ditur gjyqtari.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Express/

Lexo të tjera