Lajme

Haradinaj: Është e pamundur që të shpallen fajtorë të akuzuarit nga Specialja

0
haradinaj:-eshte-e-pamundur-qe-te-shpallen-fajtore-te-akuzuarit-nga-specialja

Haradinaj tha se beson fuqishëm në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

“Dita e djeshme dhe e sotme, na bëjnë neve ‘kryelajm botëror’. Por, kryelajm për të keq ku presidenti i vendit, ish kryeparlamentari, kryetar të partisë, e udhëheqës të tjerë shtetëror akuzohen për krime lufte e krime të tjera që i paraqet aktakuza. Është një goditje e madhe për Kosovën, në planin global por edhe në rajon dhe në perspektivën tonë”.

“Është e pamundur, të nxjerret fajësi në atë kontekst të asaj lufte, në mes të palëve ta zëmë që pala kosovare, pala mbrojtëse, palë çlirimtare që në fund të fundit ka luftuar në shtëpi, për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe veten. Këta të shpallen fajtorë është e pamundur”.

Haradinaj, në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që Kosova sipas tij, erdhi deri në këtë situatë, si rezultat i gabimeve të politikanëve.

“E gjithë e vërteta e Kosovës, që ka qenë ishte mirë e njohur për opinionin botëror, për vendimmarrësit, rezultat i ndërhyrjeve NATO e ka ditur tragjedinë që po i ndodh popullit të Kosovës, tashmë ka arritur në një situatë të konfuzionit, por ky konfuzion ka ardhur si rezultat i një periudhe të gjatë të gabimeve në anën tonë, të Kosovës dhe tw udhëheqësve që kanë udhëhequr me vendin”.

“I gabimeve tona të vazhdueshme, por edhe i punës së mirë që e kanë bërë palët tjera, ato palë që e kundërshtojnë këtë të vërtetë, që mundohen ta mohojnë dhe ta deformojnë të vërtetën e luftës në Kosovë”.

Haradinaj ka theksuar që aktakuzat e Gjykatës Speciale e dëmtojnë perspektivën euroatlantike të vendit.

“Këto aktakuza, e vështirësojnë rrugëtimin tonë ndërkombëtar, për shembull për një vend të largët që nuk dëgjojnë lajme shpesh, e dëgjojnë se presidenti i vendit akuzohet për krime lufte, ose se udhëheqja e Kosovës akuzohet për krime lufte”.

“Kjo na e vështirëson perspektivën tonë, rrugëtimin tonë drejt përmbylljes, jo vetëm të shtetësisë, por edhe pozicionimin tonë në planin për mekanizma ndërkombëtarë”, u shpreh Haradinaj.

Lexo të tjera