Lajme

Haradinaj i shkruan letër QUINT-it pas deklaratave të Daçiqit për varrezat e shqiptarëve të vrarë nga Serbia

0
haradinaj-i-shkruan-leter-quint-it-pas-deklaratave-te-daciqit-per-varrezat-e-shqiptareve-te-vrare-nga-serbia

Në këtë letër, Haradinaj ka shprehur indinjatën e saj për mos-reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj sjelljeve destruktive të Serbisë si dhe deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në formë kërcënimi për serbët të cilët po zbulojnë varret e shqiptarëve të vrarë nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Haradinaj në këtë letër po ashtu ia ka rikujtuar QUINT-it se Kosova pret drejtësi për 13 mijë viktimat e vrara në luftë, përfshirë këtu gra, pleq e fëmijë.

Pasë parasysh deklaratat e Daçiqit dhe sjelljen e Serbisë që nga paslufta në raport me gjenocidin e kryer në Kosovë, Haradinaj ka kërkuar nga QUINT-i që të ndërmarrë veprime për këto deklarata që vijnë nga Beogradi.

“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Tëitter. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera