Lajme

Haradinaj: I thash Kurtit, do të bëjmë opozitë por jo atë që dikur bënim bashkë

0
haradinaj:-i-thash-kurtit,-do-te-bejme-opozite-por-jo-ate-qe-dikur-benim-bashke

Haradinaj ka një përgjigje pse nuk do të ndodhë ajo formë e opozitës. I pari i AAK’së tha se është plakur.

“Ne do të krijojmë funksionin e opozitës, por jo atë që dikur kemi bë bashkë. Tash ndoshta edhe unë jam plakur, sepse edhe ai plakur, ka ndryshuar shumë. Edhe pse si aktivistë politikë, jetëgjatësinë e kemi të ngjashme”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha pranoi fitoren e VV’së dhe tha aktualisht po koncentrohet që me këtë fitore të Kurtit t’i sjellin edhe ndonjë fitore vendit.

“Nuk dëshirojmë që t’i ndodhin humbje Kosovës. VV’ja ka fituar, por të shohim nëse me këtë fitore mund t’i sjellim edhe ndonjë fitore Kosovës”, ka thënë Haradinaj në T7.

Ndërkohë që për këtë fitore të VV’së, Haradinaj tha se “Është e logjikshme me besu që ato të gjitha ato vota janë të VV’së”.

Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit për këtë post.

Haradinaj ka thënë i frikësohet situatave kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.

“Përvoja imë në politikë dhe në shumë procese mi ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I friksohem situatave kur zonja Osmani, sic ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër tër Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajdenicës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.

Lexo të tjera