Lajme

Haradinaj kujton Brigadën 136 dhe Batalionin Atlantiku

0
haradinaj-kujton-brigadën-136-dhe-batalionin-atlantiku

Haradinaj tha se me 19 Prill 1999, Brigada 136 ‘Rugova’ e Zonës Operative të Dukagjinit, po përballej me ofensivë të gjerë të armikut, transmeton lajmi.net.

‘Në luftë për jetë a vdekje, luftëtarët e lirisë, po vazhdonin përpjekjet për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të plagosur’.

Ai tha se po atë ditë do vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore, kur të rinjtë e SHBA-së bashkuan pushkët e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

‘Po atë ditë, do të vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore. Të nisur nga përtej Atlantikut, të rinj e të reja braktisën jetën e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, për të bashkuar pushkët e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’.

‘Sot kujtojmë të rënët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur, të prirë nga Komandanti Selman Lajçi.  Kujtojmë sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Ata janë tregimi më i mirë për luftëtarin shqiptar ndër breza.  Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!’, shkroi Haradinaj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera