Lajme

Haradinaj: Lugina po shpopullohet, Serbia nuk po i respekton të drejtat e shqiptarëve

0
haradinaj:-lugina-po-shpopullohet,-serbia-nuk-po-i-respekton-te-drejtat-e-shqiptareve

Pas takimit me këtë të fundit, Haradinaj ka thënë se ka dëgjuar me interes të lartë dëshminë mbi gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe problemet me shpopullimin si pasojë e mungesës së të drejtave kombëtare, shkruan lajmi.net.

“Salihu përveç angazhimit të tij politik në Medvegjë, e diplomatik për gjithë Luginën, është edhe një biznesmen i shquar i cili po investon fuqishëm në industrinë e tekstilit për zonën, me qëllim ofrimin e mundësive për të jetuar, punuar e rritur profesionalisht, për gjithë shqiptarët në jug të Serbisë. Angazhimi i tij patriotik është shembulli më i mirë për të gjithë ne, se si mund ta ndihmojmë Luginën e njëri-tjetrin”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Postimi i plotë i saj:

Sot pata nderin e veçantë të takoja Z. Muharrem Salihu, anëtar i Këshillit Komunal të Medvegjës, ndërmarrës dhe patriot i dalluar.

Dëgjova me interes të lartë dëshminë e Z. Salihu mbi gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe problemet e tyre të jashtëzakonshme me shpopullimin e mungesën e të drejtave kombëtare.

Salihu përveç angazhimit të tij politik në Medvegjë, e diplomatik për gjithë Luginën, është edhe një biznesmen i shquar i cili po investon fuqishëm në industrinë e tekstilit për zonën, me qëllim ofrimin e mundësive për të jetuar, punuar e rritur profesionalisht, për gjithë shqiptarët në jug të Serbisë. Angazhimi i tij patriotik është shembulli më i mirë për të gjithë ne, se si mund ta ndihmojmë Luginën e njëri-tjetrin.

Diskutuam për projektet e përbashkëta të ardhshme si lidhja rrugore Kosovë-Medvegjë, dhe trajtuam shqetësimin e përbashkët për çështjen e pasivizimit të adresave shqiptare nga autoritetet e Serbisë.

I përcolla Z. Salihu angazhimin e përbashkët me Shqipërinë me firmosjen e Marrëveshjes për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës, zotim ky i cili është hapi i parë për të ndihmuar konkretisht bashkëkombasit tanë në Luginë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera