Bota

Haradinaj mohon se ka aktakuzë nga Specialja: S’jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

0
haradinaj-mohon-se-ka-aktakuze-nga-specialja:-s’jam-subjekt-i-asnje-procesi-gjyqesor

Reagimi i Haradinajt vjen pas një deklarate të një avokati serb i cili tha se kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i është konfirmuar aktakuza nga Specialja, deklaratë kjo që u shpërnda edhe në mediat vendore, shkruan lajmi.net.

Mirëpo Haradinaj ka thënë se lajmi është i rremë dhe për burim ka eksponentë të Serbisë.

Ai ka shtuar se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.
Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera