Lajme

Haradinaj për uljen e subvencioneve për vreshtarët: Është goditje e rëndë, Qeveria Kurti të shfuqizojë këtë vendim

0
haradinaj-per-uljen-e-subvencioneve-per-vreshtaret:-eshte-goditje-e-rende,-qeveria-kurti-te-shfuqizoje-kete-vendim

Sipas Haradinajt, ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Vendimi i Qeverisë për zbritjen e subvencioneve direkte për vreshtarët, nga 1000 euro sa ishin, në vetëm 400 euro, është goditje e rëndë për vreshtarinë, sektor i cili edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi.

Ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvencionimit të premtuar.

I rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë këtë vendim dhe të vendos të kundërtën, rritjen e subvencioneve për vreshtarët.

Vreshtaria është burim i jetës për më shumë se 4700 familje e gjithashtu potencial për rritjen e eksportit, andaj nuk duhet të shkurtohet përkrahja për ta!

Lexo të tjera